AKTUALE

BDI: VLEN nuk mund të fitojë pa ndihmën e të tjerëve

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar pas deklaratës së fundit të kreut të LD-së, Izet Mexhiti, i cili tha se në zgjedhjet lokale koalicioni VLEN do të bashkëpunojë me VMRO-DPMNE-në.

Nga BDI thonë se dallimi mes tyre dhe VLEN është se ata e marrim fuqinë nga populli, derisa sipas tyre, VLEN e marrin nga të tjerët.

“Deklaratat e fundit mbi të ashtuquajturën “mbështetje të ndërsjellë” me OBRM-PDUKM-në, për zgjedhjet lokale nuk janë asgjë tjetër veçse një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar një iluzion force aty ku nuk ka as mbështetje, as legjitimitet. Realiteti është i qartë: ata nuk mund të fitojnë asnjë garë pa ndihmën e të tjerëve, sepse shqiptarët tashmë i kanë refuzuar. Në zgjedhjet e fundit, shqiptarët dhanë një mesazh të qartë: ata nuk i shohin si përfaqësues të tyre. Koalicioni i tyre u refuzua nga votuesit dhe sot, me një parti që nuk kalon as 1% mbështetje, nuk po përpiqen të rikthejnë besimin e shqiptarëve, por po kërkojnë shpëtim diku tjetër. Prandaj, kanë zgjedhur t’i dorëzohen një partie maqedonase, duke shpresuar se votat e saj do t’i mbajnë politikisht në lojë. Por shqiptarët e dinë mirë: një parti që nuk ka mbështetje mes shqiptarëve nuk mund të fitojë për shqiptarët, e aq më pak të udhëheqë komunat shqiptare. Përtej fjalëve dhe justifikimeve, e vërteta është e thjeshtë: kush nuk ka mbështetjen e popullit të vet, nuk mund të marrë përsipër të përfaqësojë askënd. Ky është dallimi i madh: ne e marrim fuqinë nga populli, ndërsa ata po përpiqen ta marrin nga të tjerët. Fitorja nuk blihet, as nuk huazohet. Fitorja fitohet. Dhe ne do ta fitojmë sërish!”, thonë nga BDI.

Related posts

Fronti Europian hapi shtabin në Saraj

Gjyla Halili

Mickoski: BDI në vend që t’i kërkojë Grubit të kthehet, vazhdon me ndarjen e popullit

Gjyla Halili

“Kërçova ka bij që s’e harrojnë vendlindjen – Fatmir Dehari falënderon diasporën për mbështetjen e jashtëzakonshme

Gjyla Halili