AKTUALE

Sërish mashtrim nga policë të rrejshëm! Gruaja nga Kumanova thotë se i kanë marrë 30.000€

Një grua 65 vjeçe nga Kumanova thotë se është mashtruar dhe se i janë marrë 30.000 euro, përcjell TV21. Sipas raportit të Policisë, një person e kishte lajmëruar dhe i kishte thënë se vajza e saj kishte përplasur një emigrant në aksident trafiku dhe se për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale do të duhej të paguante shumën e parave.

Të ngjashme: Gruaja nga Shkupi thotë se u mashtrua nga polici i rrejshëm, thotë se ia mori 3200 euro
Me datë 31.01.2025 në ora 14:30, një grua 65-vjeçare nga Kumanova ka denoncuar se është mashtruar për 30.000 euro nga një person. Sipas denoncimit, personi e ka telefonuar në dhe duke u paraqitur si zyrtar policie, e ka njoftuar se vajza e saj ka shkaktuar një aksident trafiku ku ka goditur një fëmijë emigrant dhe do të duhet të paguajë për të shmangur përgjegjësinë penale. Siç u raportua, ajo i çoi paratë në vendin për të cilin kishin rënë dakord, ndërsa më vonë foli me vajzën e saj dhe kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./tv21.tv

Banner

Related posts

Kurti flet rreth Klan Kosoves

admin

Miratohet plani miliardësh i BE-së për Ballkanin Perëndimor, kushte për Kosovën dhe Serbinë nëse duan të përfitojnë

Gjyla Halili

“Maqedonët kanë probleme mes vete”, Ilir Hasani: Duan të na e lënë kopilin te dera!

Gjyla Halili