AKTUALE

Valdet Xhaferi mer drejtimin e Qendrës Analitike ” Abdilaqim Ademi”

Të nderuar miq,

Me kënaqësi dhe me një ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj jush dhe ndaj shtëpisë sonë politike, ju njoftoj se do të marr drejtimin e Qendra Analitike “Abdilaqim Ademi”

Si njëri nga shumë të rinjtë e të rejat që janë rritur në Akademinë Politike të BDI-së, e ndiej si një nder dhe detyrë të veçantë që të udhëheq këtë institucion, i cili mban me krenari emrin e një figure të shquar si Abdilaqim Ademi – një personalitet që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin organizativ dhe institucional të lëvizjes sonë politike.

Dua të falënderoj nga zemra liderin tonë, z.Ali Ahmeti, për besimin e dhënë 🤝
Një mirënjohje e veçantë i drejtohet familjes së bashkëpartiakut, z.Abdilaqim Ademi, si dhe z.Bejtulla Ademi, për punën dhe angazhimin e tij si drejtor i deritanishëm i Qendrës.

Me besimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve, jam i bindur se së bashku do të përballojmë çdo sfidë dhe do të arrijmë sukseset e objektivat tona të përbashkëta.

Faleminderit nga zemra ❤️

Banner

Related posts

Shënohet “Dita e Evropës” me një garë humanitare “Të gjithë për Koçanin – Vrapojmë së bashku”

Gjyla Halili

Konferencë ndërkombëtare për përforcim të mbikëqyrjes parlamentare në promovim dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Viti 2024 do të sjellë ndryshimin e shumëpritur

Gjyla Halili