AKTUALE

BDI thotë se Kuvendi po diskriminon shqiptarët: Nga 23 të pranuar në konkursin e fundit, vetëm 3 janë shqiptarë

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se janë të shqetësuar për, siç theksojnë “vazhdimin e praktikave diskriminuese në Kuvend”, përcjell TV21. Nga BDI thonë se shqiptarët po përjashtohen nga punësimi dhe gjuha shqipe po injorohet hapur.

“Nga konkursi i fundit për punësim në Kuvend, nga 23 të pranuar, vetëm 3 janë shqiptarë, duke dëshmuar një përjashtim të qartë dhe të qëllimshëm të tyre nga institucionet shtetërore. Kjo praktikë është një goditje ndaj përfaqësimit të drejtë dhe proporcional, duke i kthyer shqiptarët në qytetarë të dorës së dytë në shtetin e tyre. Për më tepër, vendimet e punësimit në Kuvend po lëshohen vetëm në gjuhën maqedonase, duke injoruar detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe. Ky është një akt i papranueshëm që minon parimet e barazisë dhe dërgon një mesazh të qartë për mosrespektimin e të drejtave të shqiptarëve. BDI dënon këtë qasje diskriminuese dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të përjashtimit të shqiptarëve nga institucionet shtetërore si dhe zbatimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve”, thonë nga BDI.

Banner

Related posts

Bekteshi: VMRO-DPMNE duhet ta ketë të qartë, pa Korridorin 8 nuk ka turizëm dhe zhvillim ekonomik

admin

Ali Ahmeti do të votojë në Zajaz në orën 07:00

Gjyla Halili

Mirëseardhje për mysafirin nga GIMDES

Gjyla Halili