AKTUALE

MYFTIU ME OPERATIVËN NË VIZITË-URIM ME RASTIN E EMËRIMIT TË KOORDINATORIT TË RI TË MEDRESESË NË TETOVË

Me rastin e emërimit të kordinatorit të ri të Medresesë Isa Beu – paraleja e vajzave në Tetovë, Dr. Beqir Memeti, delegacioni Myftinisë së Tetovës, i kryesuar nga Myftiu Dr. Hfz. Selver Xhemaili, zhvilloi një vizitë urimi sëbashku me drejtorët e Bashkësisë Fetare Islame, drejtorin e Sektorit për Diasporë, Mr. Mafiz Rustemi, drejtorin e Sektorit për Shkencë dhe Kulturë, Mr. Musanif Rufati, drejtorin e Agjencionit Standard Hallall, Driton Dikena, drejtorin e Vakufit, Mr. Fehmi Ebibi, operativa e Myftinisë e përbërë nga sekretari i Myftinisë, Semir Fazliji, Referentët Idriz Idrizi dhe Muhamet Berzati, arkëtari Rexhep Veseli, hoxhallarët Jetmir Sulejmani, Nuhi Ganiji dhe Enes Halili

Gjatë vizitës, Myftiu Dr. Hfz. Selver Xhemaili shprehu urimet e tij për koordinatorin e ri, duke i dëshiruar suksese në misionin e tij të rëndësishëm në udhëheqjen dhe organizimin e procesit edukativo-arsimor.
Po ashtu, Myftiu shfrytëzoi rastin që t’i urojë profesorët dhe profesoreshat për hapjen e zyrave të reja, duke iu dëshiruar suksese në përmbushjen e detyrave të tyre arsimore dhe edukative.

Banner

Related posts

Fatmir Dehari thirje politikanëve: Ti thërasim ndërgjegjes për këta njerëz që na besuan, të ardhme më të mirë për të gjith

Gjyla Halili

Spasovski takon ambasadorin shqiptar: Theksohet bashkëpunimi dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor

Gjyla Halili

Sot zyrtarisht filloi fushata, politikanët sy e vesh te qytetarët po zhvillohet garë e ashpër!

Gjyla Halili