AKTUALE

Lloga: I vetmi individ që ka kërkuar shërbim për Gruevskin është Taravari, këtë mund ta faktoj

Banner

Krenar Lloga nga ASH-Sela ka reaguar ndaj deklaratave të Arben Taravarit në Daily Click në TV21, i cili tha se “Kodin Penal e ndryshoi Krenar Lloga nën diktat të Ali Ahemtit dhe me qëllim e liruan Sasho Mijallkovin dhe Nikolla Gruevskin”. Lloga thotë se pikërisht Taravari ka kërkuar shërbime për Gruevskin, ndërsa shton se këtë mund ta faktojë.

“Me përgjegjësinë më të lartë morale, penale dhe materiale mund të deklaroj se i vetmi individ që ka kërkuar shërbim për Nikolla Gruevskin është Arben Taravar, dhe këtë të paktën në dy raste, gjë që mund ta faktoj.

P.S. Për ndryshimet e Kodit Penal botërisht dihet se unë kam qenë kundër, dhe kjo është e dëshmuar edhe në propozimin e qeverisë, ku nuk figuron aspak emri im. Hakmarrja për mosmbështetjen time ndaj atyre ndryshimeve ishte mosvotimi i Ligjit për Amnisti në Kuvend. Këto qëndrime z. Taravar i ka shprehur edhe vetë disa herë nëpër studio televizive. Tani, duke mos pasur si të arsyetohet për dështimin total si politikan dhe si ministër i shëndetësisë, ose si “ministër i vdekjes së fëmijëve,” përpiqet të defokusojë opinionin”, ka shkruar Lloga.

Banner

Related posts

DR. BLERIM ÇUPI NGA KËRÇOVA DOKTORON ME SUKSES TË LARTË  NË FUSHËN E MJEKSISË

Gjyla Halili

VLEN: Elmi Aziri i gatshëm për ta fundos BDI-në

Gjyla Halili

Dua Lipa nxit imagjinatën e fansave me pozat e fundit, ndërsa shfaqet provokuese si ‘Barbie’ në bikinit 3000 euroshe

admin