AKTUALE

𝐋𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐃𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐭𝐫𝐮𝐤𝐭𝐮𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐚𝐫𝐚𝐣

Lëvizja Demokratike në Saraj po vijon me hapa të sigurt procesin e strukturimit të saj organizativ, duke përmbyllur me sukses zgjedhjet në disa vendbanime të rëndësishme.

Në këtë fazë Lëvizja Demokratike përmes një organizimi të qartë dhe gjithëpërfshirës, po ndërton një strukturë solide që përfaqëson më së miri interesat e qytetarëve.

Në këtë kuadër, janë realizuar këto zgjedhje:

• Në Semenishtë, kryetar i Këshillit Vendor është zgjedhur z. Islam Jahi, ndërsa anëtar i Degës z. Sabir Mexhiti.
• Në Llaskarcë, kryetar i Këshillit Vendor është zgjedhur z. Sead Feta, ndërsa anëtar i Degës z. Doc. Dr. Sherif Selimi.
• Në Vorcë, kryetar i Këshillit Vendor është zgjedhur z. Orhan Osmani.
• Në Kopanicë, kryetar i Këshillit Vendor është zgjedhur z. Besir Shabani, ndërsa anëtar i Degës z. Lulzim Murtezani.

Këto zgjedhje dëshmojnë përkushtimin e Lëvizjes Demokratike për të forcuar organizimin lokal dhe për të krijuar një platformë politike që është e hapur, transparente dhe e orientuar drejt qytetarëve.

Banner

Related posts

Gjokë Gojçaj përshëndet bashkimin e Forumit Shqiptar: Një hap i natyrshëm për Malësinë

Gjyla Halili

Këshilli organizativ për protestën gjithëpopullore në Shkup fton konfferencë për media të martën

Gjyla Halili

“Ishim kampionë në eurointegrime”, Mickoski: Kjo gjeneratë apo ndonjë tjetër, do ta zgjidhë këtë çështje

Gjyla Halili