AKTUALE

MANIFESTIM ME RASTIN E ISRASË DHE MIRAXHIT

Mbrëmë, më 25 Janar 2025, në xhaminë e fshatit Xhepçisht u mbajt një manifestim me rastin e Israsë dhe Miraxhit, ngjarje, mrekulli dhe dhuratë e rëndësishme për besimtarët musliman. Në këtë tubim morën pjesë Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili, drejtori për shkencë dhe kulturë pranë BFI, Mr. Musanif Rufati, drejtori i diasporës Mr. Mafiz Rustemi, kordinatori i Medresesë Isa Beu në Tetovë, Dr. Beqir ef. Memeti, drejtori i agjencionit standart hallall pranë BFI, Driton Dikena, sekretari i Fakultetit të Shkencave Islame, Mr. Neim Misimi, përfaqësues të Myftinisë, hoxhallarë të Myftinisë, mysafirë e besimtarë nga Xhepçishti e më gjerë.

Manifestimi u zhvillua me një program të pasur dhe domethënës, referenti i Myftinisë, Muhamed Berzati, e hapi ceremoninë duke moderuar programin, më pas, imami i xhamisë, Amir Ameti, u uroi mirëseardhje mysafirëve dhe i përshëndeti me rastin e Israsë dhe Miraxhit.
Programi vazhdoi me paraqitjen e Korrit të Myftinisë, i përbërë nga hoxhallarë, hafizlerë dhe medresantë të shquar të qytetit, të cilët e freskuan atmosferën me ajete nga Kur’ani, mevlud, ilahi dhe kaside kushtuar Profetit Muhamed a.s.

Fjala kryesore iu dha Myftiut të Tetovës, Dr. Hfz. Selver Xhemaili, i cili theksoi rëndësinë e Israsë dhe Miraxhit si udhëtim i jashtëzakonshëm i Profetit Muhamed nga Mekeja në Kudsi Sherif dhe më pas ngjitja e tij në qiell. Myftiu shtoi se kjo ngjarje përbën një mrekulli të madhe dhe një burim frymëzimi për besimtarët.
Për ta mbyllur manifestimin në mënyrën më të bukur, u përkujdes hafizi i mirënjohur nga qyteti ynë, Idriz Osmani, me një këndim maestral të Kur’anit, duke i dhënë shije të veçantë mbylljes së programit. Duanë përmbyllëse e bëri Mr. Musanif Rufati, drejtori për shkencë dhe kulturë pranë BFI.

Shprehim mirënjohje të thella ndaj këshillit të xhamisë, imamit dhe kolegëve të tij për nderimet dhe respektin e treguar gjatë gjithë manifestimit.

Related posts

REISUL ULEMA U PRIT NGA U.D. AMBASADORI I KATARIT NË SHKUP Z. XHASIM BIN HAMED AL THANI

admin

Nga korriku sërish do ulet çmimi i rrymës në Maqedoninë e Veriut

admin

OBSH: Virusi i hepatitit vret 3500 njerëz në ditë

Gjyla Halili