AKTUALE

Mickoski: Vizita në SHBA ishte jashtëzakonisht e dobishme dhe frytdhënëse, pres që rezultatet të jenë të dukshme, intensive dhe të mëdha

Banner

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me përshtypjet e tij nga vizita në SHBA, me kontaktet e realizuara politike dhe ekonomike, deklaroi:

Jam shumë i kënaqur, jashtëzakonisht i kënaqur”. Vizita ishte jashtëzakonisht e dobishme, frytdhënëse dhe pres që në periudhën në vijim rezultatet të jenë të dukshme, intensive dhe të mëdha. Atë që kam thënë shpesh, do ta përsëris dhe tani. Ne do të bëjmë detyrën tonë dhe do të luftojmë për projekte si ky, për infrastrukturë të mirë, për kopshte të reja, për shkolla të reja, për një ekonomi më konkurruese, për shëndetësi më të mirë, për arsim më të mirë etj. Këto janë gjëra që do t’i zgjidhim në vend dhe do ta luftojmë atë betejë dhe do ta fitojmë. Por duhet të fitojmë edhe në Uashington, Nju Jork, Bruksel, Romë, Paris, Londër, Berlin, gjithandej dhe në metropolet e tjera anembanë botës. Dhe të jemi sa më të zëshëm dhe të paraqesim sa më shumë argumente para bashkëbiseduesve tanë, për çështjen maqedonase, për të gjitha sfidat që na presin, por edhe ato që ishin pas nesh. Dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur. Nuk do të ketë rezultate të menjëhershme, por është e rëndësishme që atë që bëjmë, ta bëjmë ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe atdheut që vetëm e kemi”.

Banner

Related posts

MPB: Gjatë Pashkëve fotografimi për dokumentet personale do të bëhet pa termin

Gjyla Halili

Bdi: Afrim Gashi shkel me dy këmbë gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në Kuvend.

Gjyla Halili

Nga 1 marsi buka 450 gramë nuk mund të shitet mbi 33 denarë

admin