AKTUALE

Grenell vazhdon kritikat: Kurti solli raportet Kosovë-SHBA në një pikë të ulët

Banner

Vetëm brenda pak ditëve vijnë kritika të reja për qeverisjen Kurti nga emisari special i Donald Trump për misione speciale.
Derisa dje foli mbi një koment të kryeparlamentarit Glauk Konjufca për RTK për ish-administratën Joe Biden dhe Barack Obama, Richard Grenell sot në një status të ri në X, pati një kritikë tjetër për politikat e kryeministrit aktual Albin Kurti.

“Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën vuajtën gjatë presidencës së Joe Biden. Departamenti i Shtetit i Biden dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës. Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai solli Kosovë-SHBA. marrëdhëniet në një pikë të ulët. Ai u dënua nga udhëheqësit evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden”, ka shkruar Grenell.

Për më tepër, Grenell ka përkujtuar se Kurti mbështeti Joe Biden dhe Kamala Harris dhe megjithatë ai ishte ende i kritikuar nga ata.

Kujtojmë, Grenell akuzoi qeverisjen Kurti se “shpenzoi katër vjet duke komplimentuar Joe Biden dhe duke marrë pjesë në konventat dhe festat e tyre.”

Banner

Related posts

Histori rrëqethëse që ndodhi sot në Prishtinë; Polici la vajzën e vogël dhe shkoi t’u ndihmojë kolegëve në një aksion

admin

Bastri Bajarami largohet nga Lëvizja Besa, do të jetë i pavarur në Kuvend

admin

Avni Rexhepi zgjidhet Shef i Shtabit Zgjedhor të AKI-së në Sfillarë të Poshtme

Gjyla Halili