AKTUALE

Bdi: Qeveria pa legjitimitet etnik zbatues i programit të VMRO-DPMNE-së

Në një qeveri pa legjitimitet etnik, është evidente që i vetmi program që zbatohet është ai i VMRO-DPMNE-së.

Asnjëherë më parë shqiptarët nuk kanë qenë kaq të nënçmuar, kaq të sulmuar dhe kaq të pambrojtur në institucione.

Gjyqësori është kthyer në një instrument për zbatimin e një agjende monoetnike, ndërsa gjuha shqipe është bërë objektiv i sulmeve nacionaliste që synojnë ta degradojnë dhe ta zhdukin.

Përfaqësimi i drejtë dhe proporcional, një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, për herë të parë pas nënshkrimit të saj ka mbetur pa mbrojtje ligjore.

Shërbimet e sigurisë janë spastruar nga profesionistët shqiptarë, ndërsa bizneset shqiptare janë përjashtuar nga proceset e prokurimeve publike.

Kjo qasje diskriminuese dhe politika që margjinalizojnë shqiptarët dëshmojnë mungesën e legjitimitetit dhe kapacitetit të kësaj qeverie për të mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë.

Shqiptarët nuk do të heshtin përballë këtyre padrejtësive dhe do të vazhdojnë të mbrojnë dinjitetin e tyre institucional dhe kombëtar të garantuar me sakrificë dhe marrëveshje ndërkombëtare.

Banner

Related posts

Ahmeti a mban kontakte me Gruevskin, përgjigjet Grubi?

Gjyla Halili

Mijallkov dëshiron të rikthehet në biznes përmes “ZK Pellagonija” dhe “Zdravje Radovo”

Gjyla Halili

Ali Ahmeti me letër të hapur për Shasivarin: Ta paraqesësh degradimin e gjuhës shqipe si përparim është akt tradhtie ndaj shqiptarëve!

Gjyla Halili