AKTUALE

“Është mall babe apo e ke fituar vetë”, Shaqiri: Nuk shoh figurë në BDI që mund ta zëvendësojë Ali Ahmetin

Rijad Shaqiri nga VLEN tha se, nuk duhet të shkatërrohet asnjë parti e as BDI-ja, përcjell TV21. Shaqiri tha se nuk sheh ndonjë figurë brenda BDI-së që mund të zëvendësojë Ali Ahmetin pasi sipas tij, BDI është thirrur në krahun e luftës dhe brenda partisë, askush nuk përfaqëson këtë ide.
Unë nuk jam që BDI duhet të shkatërrohet! S’jam! Për asnjë subjekt nuk jam që duhet të shkatërrohet”, tha Rijad Shaqiri.

-E shikoni BDI-në pa Ali Ahmetin?

“S’di çka të them! BDI në një të ardhme planifikon të reformohet, unë nuk di, nuk kam parë ndonjë figurë e cila mund të drejtojë atë subjekt sepse fundja ata në vazhdimësi janë thirrur në krahun e luftës. Këta struktura që janë brenda BDI-së, askush nuk e përfaqëson atë ide. Mos ta banalizoj. Është një thënie gjakovare “E ke mall babe, apo e ke fituar vetë”, tha Shaqiri”, tha Shaqiri.

Related posts

VLEN:Akademia shqiptare është ekskluzivisht projekt shkencor!

Gjyla Halili

TV21 në bodrumin e Byrosë për Metrologji, drejtori Rushani tregon se kur do të nisë përdorimi i aparatit për kontrollin e njehsorëve të energjisë elektrike

Gjyla Halili

Nënshkrim i grantit ndërmjet BERZH-it dhe SHA EMV për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike “Manastiri 1” dhe “Osllomej 2”

Gjyla Halili