AKTUALE

Camaj te Papa: E ftoi në Mal të Zi, shkëmbyen dhurata

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, njeheri edhe deputeti i Forumit Shqiptar nga radhet e LDSH-së, Nikollë Camaj dhe delegacioni i tij morën pjesë në Audiencën e Përgjithshme të mbajtur sot, nga kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, në Vatikan.
“Pas audiencës në sallën Pali VI, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, pati një takim të shkurtër me Shenjtërinë e Tij Papa Françeskun. Me atë rast Camaj i paraqiti në emër të Kuvendit të Malit të Zi ftesën zyrtare Papa Françeskut për të vizituar Malin e Zi, duke theksuar se kjo do të ishte vizita e parë e Papës në në Mal të Zi.

“Gjatë një bisede miqësore dhe të përzemërt, Camaj dhe Papa Françesku shkëmbyen edhe dhurata protokolare”, kumtohet nga Kuvendi i Malit të Zi.
Në të njëjtën ditë, siç kumtohet nga Kuvendi i MZ, Camaj dhe bashkëpunëtorët e tij zhvilluan një takim me Kryepeipeshkvin Edgar Peña Para, Zëvendës Sekretar i Shtetit i Selisë së Shenjtë, i cili gjeti rastin të falënderonte personalisht nënkryetarin Camaj, për kontributin e tij në ndërmjetësimin e dhënies së lejes për transferimin e tokës për ndërtimin e nunciaturës së ardhshme papale në Podgoricë.

“Nënkryetari Camaj tha se procesi i marrjes së miratimit është përshpejtuar me mbështetjen e ministrit Slaven Radunoviq, Qeverisë së Malit të Zi dhe Kryeqytetit”, kumtohet nga Kuvendi i MZ.

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin

Dush me ujë të nxehtë apo të ftohtë në vapë – Ekspertët japin përgjigjen

admin

Osmani takohet me përfaqësues të disa shteteve të NATO-s

admin