AKTUALE

Nga BDI thonë se liderët e VLEN-it nuk kishin ftesë zyrtare nga Trump: U panë duke endur rrugëve të Uashingtonit

Nga BDI thonë se liderët e VLEN-it mashtruan opinionin me vizitën e tyre në Uashington, për inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump. Sipas tyre liderët e partive në pushtet nuk kishin ftesë zyrtare nga Trump. Nga BDI thonë se me vizitën në SHBA, liderët e VLËEN-it kanë abuzuar me para publike.

Deklaratat e tyre publike për një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit Donald Trump ishin një mashtrim i turpshëm dhe një përpjekje e shëmtuar për të krijuar një iluzion të mbështetjes ndërkombëtare. Në vend që të përfaqësonin dinjitetshëm interesat e qytetarëve, ata u panë duke endur rrugëve të Uashingtonit, duke publikuar foto groteske në rrjetet sociale përpara posterave të ceremonisë dhe ndërtesave qeveritare. Përveç manipulimit politik, ky rast përfaqëson një abuzim të rëndë me fondet publike për shëtitje të shtrenjta, që kanë në themel synime të ulëta politike”, thonë mes tjerash nga BDI.

Banner

Related posts

Rita Ora do të jetë sivjet një nga prezantueset e MTV Video Music Awards

admin

Flamuri Evropian mbush 39 vjet

Gjyla Halili

BDI: I arrestuan vetëm shqiptarët për incidentin me flamujt

Gjyla Halili