Në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës për një Kosovë që mundet më mirë me Bedri Hamzën dhe kandidatët për deputetë të Drenasit, kanë dalë fuqishëm edhe Komorani I dhe Vukovci.
Në dy takimet e organizuara sipas kalendarit zgjedhor, shefi i Shtabit Zgjedhor, kryetari Ramiz Lladrovci, së bashku me kandidatët, u pritën me ngrohtësi dhe entuziazëm nga banorët e dy nëndegëve. Në këto tubime, u theksua mbështetja e madhe për programin e PDK-së dhe vizionin e saj për Kosovën e drejtë e të zhvilluar.
“Dje, bastion i UÇK-së e sot bastion i pathyeshëm i PDK-së, qytetari i komunës së Drenasit gjithmonë e bëri zgjedhjen e duhur, sërish do ta bëj zgjedhjen e duhur për bijat e bijtë më të devotshëm të kombit, për çlirimtarët, shtetformuesit e shtetndërtuesit besnikë të shtetit tonë të lirë”, ka deklaruar Lladrovci para qytetarëve. Ai ka thënë se vota për PDK-në është unike, duke përmendur heronjtë tanë të luftës e paqes, Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe të tjerët.
Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në tubimet zgjedhore tregon gatishmërinë e tyre për të votuar për Kosovën që mundet ma mirë dhe listën më të mirë të deputetëve për Kuvendin e Kosovës, përkatësisht kandidatët nga Drenasi.
Kosova mundet ma mirë!
Bedri Hamza kryeministër!
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#FeratShala16
#FadilDemaku19
#AltinKrasniqi20
#BetimGjoshi50
#PetritHajdari51
#ArdianKastrati65
#AuroraBerisha68
#AdnanThaçi82
#LulzimNika96
#AgnesëKastratiBucolli98
#IsakNeziri99
next post