AKTUALE

Agron Dedivanaj i ftuar në inagurimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump

Banner

Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë” në Michigan, Agron Dedivanaj është ftuar në inagurimin e Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Trump.

“Këtë ftesë e vlerësoj si një konfirmim të partneritetit dhe aleancës shekullore mes popullit shqiptar dhe atij amerikan, si dhe fokusimit konkret të Uashingtonit në çeshtjet e kombit shqiptar”- ka shkruar Dedivanaj.

Dedivanaj ka uruar z. Trump dhe administratën e tij me shpres për vazhdimin e politikës dhe orientimit të pastër proshqiptar që presidentët amerikanë kanë promovuar dhe kultivuar gjithmonë!
Ja postimi plotë:

Me kënaqësi ju njoftoj që jam i ftuar për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Trump.
Këtë ftesë e vlerësoj si një konfirmim të partneritetit dhe aleancës shekullore mes popullit shqiptar dhe atij amerikan, si dhe fokusimit konkret të Uashingtonit në çeshtjet e kombit shqiptar.

Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi me adresat më të larta të Kongresit Amerikan, me synim të prosperitetit të komunitetit shqiptar në SHBA dhe zhvillimit të vendlindjes sonë. I uroj z. Trump dhe administratës së tij suksese dhe vazhdimin e politikës dhe orientimit të pastër proshqiptar që presidentët amerikanë kanë promovuar dhe kultivuar gjithmonë!

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti e bekoftë kombin shqiptar! 🇦🇱🇺🇸

Banner

Related posts

Osmani: Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe Qeveri pa shqiptarë është e njejtë, këtë e bënte Millosheviqi

Gjyla Halili

Kuvendi sot nis sesionin vjeshtor, Kryesia pritet t’i caktojë dy seanca

admin

“E Majta” beson se Toshkovski është përgjegjës për lëshime që nuk duhen lejuar, Toshkovski thotë se nuk ka frikë nga përgjegjësia

Gjyla Halili