AKTUALE

MEPSO do të jetë nën ombrellën e Ministrisë së Energjetikës

MEPSO do të jetë nën ombrellën e Ministrisë së Energjetikës. Këtë e paralajmëroi ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska në një intervistë për radion Evropa e Lirë. E pyetur se përse EMV mbetet nën Qeverinë Bozhinovska theksoi se nuk mund që edhe prodhimi edhe distriubimi të jenë nën ministrinë e njëjtë. Kjo sipas saj do të zgjidhet me Ligjin e ri të Energjetikës i cili po përgatitet. Bozhinovska foli edhe për tenderët për Termocentralet duke theksuar se atje ka më shumë kriminalitet se ai i përfshirë në rastin “Aditivët”. Bozhinovska tha se shpreson se “Aditivët” nuk do të jetë rasti i fundit dhe se do të ketë epilog gjyqësor për parregullsitë.

Punojmë në Ligjin e ri të Energjetikës dhe me Ligjin e ri të Energjetikës, MEPSO do të jetë nën ombrellën e Ministrisë, që mendoj se është e natyrshme dhe normale. Me atë që duhet të kemi kujdes që EMV të mbetet nën ombrellën e Qeverisë, ndërsa MEPSO do të jetë nën Ministrinë e Energjetikës”, tha Sanja Bozhinovska, Ministre e Energjetikës.

Banner

Related posts

Sela: Më 19 tetor, është në dorën tuaj që t’i japim fund poshtërimit, t’i themi ndal tendencave Mickoskit për të na zhbërë!

Gjyla Halili

Festivali “Saraj Fest”/ Bexheti: Mundësi e shkëlqyer për të festuar unitetin dhe për të ndarë vlera të bukura artistike e kulturore.

Gjyla Halili

Kovaçevski: Bisedimet për sigurimin e shumicës janë të drejtuara nga integrimi i shtetit në BE

admin