AKTUALE

Myftiu i Myftinisë së Tetovës Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili mer pjesë në hatme në Zhelinë

HATME NË FSHATIN ZHELINË

Sot, më datë 18.01.2025 (e shtunë), në Xhaminë e Epërme të fshatit Zhelinë, u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të leximit të Kur’anit Fisnik-hatme nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar tek mualimi, Enes ef. Hasani.

Ky manifestim shënon edhe rihapjen e xhamisë pas një periudhe 10 mujore sa ishte në rinovim, duke i dhënë ngjarjes një rëndësi të veçantë për fshatin Zhelinë.
Në këtë manifestim përpos xhematit, prezantoi edhe Myftiu i Myftinisë së Tetovës Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili me bashkëpunëtorët e tij, hoxhallarë të Myftinisë, mysafirë etj.

Në fjalimin e tij, Myftiu përshëndeti të pranishmit duke theksuar se puna me nxënësit dhe edukimi i tyre është trashëgimia më e madhe që një prind mund ti lë fëmijëve të tij dhe se kjo është një sunet nga sunetet profetike. Gjithashtu, ai shprehu gëzimin dhe përcolli urimet për rihapjen e xhamisë së rinovuar, duke e parë këtë si një mundësi të re për forcimin e raporteve dhe edukimit fetar. Gjithashtu në emër të këshillit të xhamisë, anëtari Albert Useini raportoi për ecurinë dhe raportin financiar gjatë rinovimit të xhamisë, si dhe falemnderoi të gjithë zemërgjërët që kanë kontribuar në realizimin e rinovimit.

Programin e moderoi referenti i Myftinisë, Muhamed ef. Berzati, ndërsa duanë e hatmes e bëri referenti i arsimit, Idris ef. Idrizi.
Në fund të programit, mualimit Enes ef. Hasani, iu dhurua një plaketë në shenjë mirënjohje për punën e bërë, si dhe u bë shpërndarja e diplomave nga ana e Myftiut për nxënësit që kishin kryer leximin e Kur’anit Fisnik (hatme).

Nxënësve, Zoti ju dhëntë suksese edhe në të ardhmen, ndërsa mualimin, Zoti e begatoftë me të mirat e tij.
Një falenderim të veçantë për këshillin e xhamisë për organizimin e mrekullueshëm si dhe për përpjekjet e tyre në rinovimin e xhamisë.

Related posts

Blerim Bexheti uron qytetarët ortodoks me rastin e Krishtlindjeve

Gjyla Halili

BDI akuzon qeverinë për kapje të shtetit: Mickoski, ku janë hetimet për Mexhitin dhe Taravarin?

Gjyla Halili

Vasilevska: BDI punësoi njerëz që nuk shkojnë në punë por paguhen, prandaj luajnë viktimën politike

Gjyla Halili