AKTUALE

Ali Ahmeti në “Flakën e Janarit”: Përvjetorët na frymëzojnë për mbrojtjen e arritjeve tona

Në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të “Flakës së Janarit” në Gostivar, lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka vlerësuar lartë heronjët e kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

“Çdo përvjetor i heronjve tanë le të na kujtojë planet ogurzeza të armiqve dhe të na frymëzojë për të mbrojtur arritjet e kombit tonë”, ka theksuar Ahmeti.

Postimi i tij i plotë:

Së bashku me shumë bashkëveprimtarë të çështjes kombëtare dhe familjarë të dëshmorëve, morëm pjesë në 20-vjetorin e Akademisë solemne në kuadër të “Flakës së Janarit” në Gostivar, në nderim të veprimtarisë kombëtare të tre heronjve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, por edhe të të gjithë dëshmorëve të kombit.

Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka janë shembull i veprimtarisë kombëtare të shqiptarëve, që kulmoi me themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata luajtën një rol kyç në unifikimin e grupeve të ndryshme ilegale të kohës, duke krijuar një front të rezistencës dhe një lëvizje mbarëkombëtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, që përfundimisht i solli lirinë dhe pavarësinë Republikës së Kosovës.

Fatkeqësisht, rreziqet ende ekzistojnë; armiqtë e shqiptarëve vazhdojnë të hartojnë plane të ndryshme kundër shqiptarëve. Prandaj, çdo përvjetor i heronjve tanë le të na kujtojë planet ogurzeza të armiqve dhe të na frymëzojë për të mbrojtur arritjet e kombit tonë.

Banner

Related posts

Drejtori i TIRZ DIMOVSKI në takim të rregullt pune me Technopanel!

Gjyla Halili

Fushatat zgjedhore – më të orientuara kundër të tjerëve, sesa në promovim idesh

Gjyla Halili

Mexhiti: Do të flas me Mickovskin, Taravari nuk e ka vendin në këtë qeveri

Gjyla Halili