AKTUALE

Spitalit Modular të Tetovës: Gjykata po zvarrit rastin, Prokuroria e heshtur, ja kush ka përgjegjësi

Emshi Ibin, familjari i dy viktimave të tragjedisë së spitalit modular të Tetovës, ka reaguar publikisht ndaj zvarritjeve të vazhdueshme nga Gjykata e Tetovës dhe ndaj mosinteresimit të Prokurorisë Publike për këtë rast.
Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Ibin shprehet se këto vonesa janë metoda të njohura të sistemit gjyqësor në Maqedoni, të cilat vjetrojnë qëllimisht lëndët dhe i lënë fajtorët të pandëshkuar. Ai gjithashtu akuzon ish-koalicionin qeveritar BDI-LSDM për përgjegjësi të drejtpërdrejtë në ndërtimin e spitaleve modulare pa standarde evropiane, gjë që rezultoi në tragjedinë e rëndë.

“Zvarritjet dhe mungesa e drejtësisë vetëm sa nxisin më tej krimin dhe korrupsionin në vend. Këto metoda jo vetëm që pengojnë drejtësinë, por edhe e inkurajojnë fajtorin të vazhdojë i pandëshkuar,” tha ai.

Emshi Ibin i bën thirrje qeverisë aktuale dhe Ministrisë së Drejtësisë që të ndërhyjnë dhe të sjellin drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre. Ai paralajmëron se në rast të mosveprimit, qytetarët do të jenë të detyruar të organizojnë protesta dhe të shprehin mosbindje qytetare.

“Përgjegjësia për drejtësinë është e qeverisë aktuale. Nëse edhe ky rast kalon si të tjerët, atëherë do të detyrohemi të reagojmë me protesta,” theksoi Ibin, duke shprehur shpresën që apeli i tij të mos hasë në vesh të shurdhër.

Banner

Related posts

Këta janë 20 banorët që u bënë pjesë e BBVK-së

Gjyla Halili

Komplikacionet e sigurisë në Gadishullin Arabik nga sulmet terroriste të Lëvizjes Houthi në Jemen

Gjyla Halili

Mexhiti: Nga 18 deputetë të Frontit, 3-4 deputetë me një këmbë janë pjesë e shumicës së re

Gjyla Halili