AKTUALE

BLERIM BEXHETI, DEPUTETI MË I ZËSHËM NË PARLAMENT, QË KA FITUAR BETEJAT MË TË RRËNDA POLITIKE NË KARRIER DHE ËSHTË POLITIKANI ME ZEMËR TË MADHE QË KA NDIHMUAR ME MIJËRA QYTETAR

Deputeti, Blerim Bexheti është një nga deputetët më të zëshëm në Parlamentin e Maqedonisë, kur shkilen të drejtat e shqiptarëve dhe kurr të gjitha pozicionet kyce shtetërore dhe arritjet që i gëzonin shqiptarët plot 20 vite, i humbën shqiptarët vetëm për 6 muaj në qeverin aktuale, pasi vendimarrës ekskluziv është pala maqedonase.
Bexheti një autoritet i jashtëzakonshëm vjen nga Komuna e Sarajit, duke qenë mbështetës apsolut i kryetarit ALI AHMETI, ku me dijen dhe guximin e tij ka me mijëra mbështetës plot 20 vite, të cilët qëndrojn të palëkundur në vizionin e tij dhe politikat kombëtare të BDI dhe kryetarit Ali AHMETIT.
Bexheti është një personalitet i urtë,i palëkundër, profesionist, kombëtar dhe para segjithash një strateg dhe njeri me zemër të madhe që ka ndihmuar me mijëra qytetar, të cilët gjithmon e kanë pasur derën e hapur për ndihmë konkrete.
Ndryshe, deputeti aktual dhe ish Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti që nga viti 2006 kur u zgjodh deputet në Kuvendin e Maqedonisë, e deri më sot i solli vetëm rezultate të pamohueshme Bashkimit Demokratik për Integrim.
Një jurist i diplomuar, me aftësi të jashtëzakonshme menaxheriale arriti që të nxisë simpatinë e pjesës më të madhe të komunës së Sarajit, qoftë intelektual, biznismenë, student dhe qytetarë të profesioneve të ndryshme.
Bexheti është i zëshëm jo vetëm në Parlament, por ai shumë shpejt arriti pas disa vitesh të udhëheqë për herë të parë komunën e Sarajit, një komunë e cila me vite ishte e lënë pas dore, ku mungonte siguria e qytetarëve.
Mirëpo falë tij, Saraji filloi të gjallërojë me investime infrastrukturore, ndërtimin e gjimnazit të Sarajit, urrës së Sarajit, sheshit Isa Boletini dhe shumë projekte të tjera të cilët filluan të gjallërojnë komunën e cila është pjesë e qytetit të Shkupit.
Mirëpo në vitin 2009, Bexheti u emërua edhe si Ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Maqedonisë.
Vetëm për tre vite ai arriti të shqiptarizoj gjykatat dhe prokuroritë e vendit, duke emëruar profesionistat e dëshmuar në të gjitha nivelet. Ai arriti të emëroi mbi dhjetëra noter shqiptar, nga Kumanova deri në Strugë.
Në kohën e tij shqiptarët u emëruan edhe kryetar gjykate, edhe gjykatës edhe prokuror, konform politikave të BDI-së dhe kryetarit z.ALI AHMETI, që me çdo kusht të respektohet marrëveshja e Ohrit.
Edhe pas vitit 2011 Bexheti ishte më aktivi në komunën e Sarajit ku në çdo cikël zgjedhor BDI triumfonte me votat, ku garantonte së paku diku rreth dhe mbi 8000 vota në çdo cikël zgjedhor.
Ky rezultat i jashtëzakonshëm është produkt i një pune të palodhshme që e bën ai me vite, duke i shërbyer qytetarët.
Kjo simpati ndaj BDI-së dhe vizionit të kryetarit Ali Ahmeti, ushqehet vazhdimisht nga aftësitë e jashtëzakonshme të deputetit aktual Blerim Bexheti.
Ai arriti të krijoj një balancë në shoqërinë shqiptare të kësaj komune, duke qenë servisi më i mirë për qytetarët hallexhinjë, intelektualët, biznismenë dhe të tjerë.
Bexheti sot është deputet më modest i cili çdo ditë ndëgjon hallet dhe problemet e banorëve të Dervenit, dhe vazhdimisht përpiqet që të ju del në ndihmë, ndërsa është ndër deputetët më të zëshëm në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, kur shkilen të drejtat e shqiptarëve nga pala maqedonase, dhe kur shqiptarët defaktorizohen kudo në institucionet shtetërore.
Blerim Bexheti është i palëkundur dhe gjithë frymëzimin e ka te ideologu dhe lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut z.Ali Ahmeti, ku ky i fundit që nga konflikti i vitit 2001 dhe kuptohet pas angazhimit politik nga viti 2002 e deri më sot, është politikani më i besueshëm tek shqiptarët e Maqedonisë./Radio Amerika

Related posts

Java e tretë e marsit me mot të nxehtë –  temperaturat arrijnë deri në 17 gradë Celsius

Gjyla Halili

Lladrovci nga Tropoja paralajmëron zbulimin e shtatores së heroit Tahir Sinani

Gjyla Halili

Sela: E kam ndjekur me shqetësim copëzimin e subjekteve politike, ata mundohen që të bëjnë tezga

Gjyla Halili