AKTUALE

Flaka e Janarit në Kërçovë, Dehari: Kjo flakë simbolizon përjetësinë e sakrificës të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Kadri Zekës

Banner

“Të dashur qytetarë,

Sot në Kërçovë, ndezëm Flakën e Janarit, në nderim të bijve të pavdekshëm të kombit tonë – Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Kjo flakë simbolizon përjetësinë e sakrificës së tyre dhe na kujton përgjegjësinë tonë për të vazhduar rrugën e tyre drejt një të ardhmeje të lirë dhe të drejtë.

Janari është një muaj i historisë dhe kujtesës sonë kombëtare. Është muaji i heronjve që u flijuan për dinjitetin dhe idealet tona.

Falënderoj djemtë e rinj të këshillit organizativ, veprimtarët nga Kosova dhe të gjithë ju që sot ishit pjesë e kësaj ngjarjeje përkujtimore.
Pjesëmarrja juaj tregon se kujtimi për dëshmorët është i gjallë në zemrat tona

Lavdi dëshmorëve të kombit tonë!”

Banner

Related posts

Faton Ahmeti: Shqiptarët janë shqiponja, ata nuk mbahen peng as nga zagarët e as nga padronët e tyre

Gjyla Halili

Bexheti në takim koordinativ me anëtarët e nëndegëve në Saraj

Gjyla Halili

Naser Selmani: BDI e Ali Ahmetit si PDSH e Menduh Thaçit

Gjyla Halili