AKTUALE

557 vite nga vdekja e Heroit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, Dedivanaj: Figura e tij përfaqësojn rrugën se si duhet të veprojmë, të bashkuar, unik dhe fitimtar!

Banner

Kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj nëpërmjet një postimi në fb ka kujtuar 557 vjetorin e vdekjes së Kryeheroit të kombit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

“Figura më e madhe kombëtare e të gjitha kohërave dhe personaliteti i tij i pamposhtur janë ngulitur deri në përjetësi në identitetin tonë kombëtar dhe përfaqësojnë rrugën se si duhet të veprojmë, të bashkuar, unik dhe fitimtar”- ka shkruar Dedivanaj.

Ja postimi plotë:

Në këtë ditë, 557 vite më parë, ka ndërruar jetë kryeheroi dhe udhërrëfyesi i kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (6 maj 1405 – 17 janar 1468).

Figura më e madhe kombëtare e të gjitha kohërave dhe personaliteti i tij i pamposhtur janë ngulitur deri në përjetësi në identitetin tonë kombëtar dhe përfaqësojnë rrugën se si duhet të veprojmë, të bashkuar, unik dhe fitimtar!

Jemi krenarë që në unitet shoqatat atdhetare shqiptare nga SHBA-ja dhe Komuna e Tuzit kanë realizuar një kryevepër dhe kanë ngritur përmendoren e prijësit të kombit tonë në Malësi, në sheshin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”. Kjo përmendore do të nënkuptojë përgjithmonë se Malësia është tokë shqiptare dhe se në të jeton populli autokton shqiptar.
Atmosfera atdhetare dhe patriotike në përurimin e kësaj përmendoreje do të mbes përgjithmonë në librat historik të kombit tonë!

Le të na motivojë ky sukses që të bashkuar të veprojmë në drejtim të realizimit të të gjitha çeshtjeve tona kombëtare!

Banner

Related posts

Faton Ahmeti reagon përsëri për vendimin e padrejtë ndaj Bekteshit: Kjo nuk është drejtësi, është një burgosje politike – e pastër dhe e qartë

Gjyla Halili

Kongresi i jashtëzakonshëm i ASh-së në Shkup, këto janë vendimet

Gjyla Halili

Taravari nesër do të jep dorëheqje nga posti i ministrit

Gjyla Halili