AKTUALE

Bujar Osmani i përkushtohet karrierës profesionale, udhëton drejt Turqisë për t’iu bashkuar ekspertëve të njohur të mjekësisë

Ish-ministri i jashtëm, Bujar Osmani së fundi i është përkushtuar karrierës së tij profesionale si specialist i mjekësisë në kirurgjinë digestive.

Ai ka njoftuar se në javët në vijim do të jetë pjesë e ekipit të njohur të ekspertëve në Spitalin Universitar Koç në Stamboll, një nga qendrat më të avancuara për kirurgji laparoskopike dhe robotike abdominale.

“Në javët e ardhshme do të jem pjesë e ekipit të njohur të ekspertëve në Spitalin Universitar Koç, Stamboll, një nga qendrat më të avancuara në kirurgjinë laparoskopike dhe robotike të abdomenit.

Është një privilegj të jem pjesë e një ekspertize nga më të lartat botërore dhe ta sjell këtë përvojë në Klinikën Universitare të Kirurgjisë Digjestive në Shkup, për të ngritur më tej nivelin e trajtimit dhe inovacionit!“, ka njoftuar Osmani.

Osmani po vazhdon punën e tij të specialistit në Klinikën për Kirurgjinë Digjestive.

Banner

Related posts

Sala Universale në Shkup kaplohet nga zjarri!

Gjyla Halili

REISUL ULEMASË MORI PJESË NË PËRCJELLJJEN PËR NË BOTËN TJETÊR TË MERHUMIT HAFIZ EMIN EF. HASANI NGA NEGOTINA

admin

Tetovë, për një ditë dënohen 57 vozitës

admin