AKTUALE

Shekerinska merr pjesë në Forumin për politikë të jashtme dhe sigurisë në Lituani

Zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska prej sot e deri të premten do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Lituani, ku do të marrë pjesë në Forumin vjetor të nivelit të lartë për politikë të jashtme dhe sigurisë “Takimi i borës 2025” që po mbahet në qytetin Trakai.

Në margjina të Forumit, është paraparë që Shekerinska të ketë takime bilaterale me prëfaqësues të tjerë të lartë, pjesëmarrës në tubim, mes të cilëve edhe me presidentin lituanez, Gitanas Nauseda dhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të Lituanisë, Kestutis Budris dhe Dovile Shakaliena.

Krahas pjesëmarrjes në Forum, Shekerinska gjatë qëndrimit në Lituani do t’i vizitojë edhe pjesëtarët e Grupit luftarak multinacional të NATO-s dhe të brigadës “Ujku i hekurt” i stacionuar në qytetin Rukla.

Banner

Related posts

VMRO akuzon pushtetin për furnizimin e librave digjital pa publikuar programet mësimore

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Ali Ahmeti u mirëprit në Stamboll nga Shoqata e Turqve të Rumelisë

Gjyla Halili