AKTUALE

MSH: Një tjetër transplantim i suksesshëm me kockë nga një donator i ndjerë, i dyti në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se një tjetër transplantim i suksesshëm me kockë nga një donator i ndjerë është bërë me sukses, ndërsa është i dyti në 24 orët e fundit.

Nga MSH njoftojnë se transplantimi u krye te një pacient 19-vjeçar për korrigjimin e një deformimi të shputës, si pasojë e paralizës cerebrale.

“Në të kaluarën, korrigjimi i deformimeve bëhej duke përdorur një pjesë të koskës së jashtme të kërcirit, e marrë nga vetë pacienti. Kjo shkaktonte një defekt që ishte i vështirë për t’u korrigjuar. Me përdorimin e koskës nga kadaveri, ndërhyrja kirurgjikale zgjat shumë më pak, nuk lë defekte në pjesë të tjera të trupit të pacientit dhe korrigjimi është shumë më i qëndrueshëm”.

“Ekipi që kreu transplantimin u udhëhoq nga prof. Dr. Zoran Bozhinovski, me anesteziologen Dr. Liljana Angeleska dhe asistentet Dr. Teodora Bozhinovska dhe Kristina Jordanovska, së bashku me personelin mjekësor të mesëm Mençe Dojçinovska dhe Olivera Lazarevska”.

“Ekspertiza dhe profesionalizmi mbeten prioriteti ynë, dhe ne jemi të fokusuar fuqishëm në metoda dhe procedura të reja për transplantime, tha prof. Dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantime”, thonë nga MSH.

Related posts

VLEN ndryshoi fjalët më shpesh se “çorapat” për ndryshimet kushtetuese në RMV

Gjyla Halili

Kurti thotë se Borrelli dhe Lajçaku ishin në sinkron me Serbinë në takimin e 14 shtatorit

admin

BDI ALARMON: Skandal i madh! VLEN-DPMNE miratojnë ligjin që ndalon Abetaren Kombëtare, simbolin e gjuhës dhe identitetit shqiptar

Gjyla Halili