AKTUALE

BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, e cila po ndjek një qasje të hapur diskriminuese me qëllim të nënshtrimit dhe përjashtimit të shqiptarëve nga ky institucion.

Kontrolli i jashtëzakonshëm i Inspektoratit Administrativ Shtetëror, i iniciuar mbi një parashtresë anonime me përmbajtje tendencioze dhe antishqiptare, nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e orkestruar për të larguar punonjësit shqiptarë dhe për të krijuar një ambient ku ata trajtohen si qytetarë të rendit të dytë.

Që nga dita e parë në detyrë, Andonovska ka demonstruar hapur qëllimin e saj për të reduktuar praninë e shqiptarëve në këtë institucion, duke nisur me largime nga pozitat udhëheqëse, izolim në zyra të veçanta dhe trajtim të pabarabartë në organizimin e punës. Kjo politikë përjashtuese është e papranueshme dhe përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj barazisë dhe kohezionit shoqëror.

BDI nuk do të lejojë që një qasje e tillë diskriminuese të kalojë pa reagim dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa për të ndalur këtë padrejtësi. Diskriminimi etnik nuk ka vend në asnjë institucion publik dhe të drejtat e çdo qytetari duhet të respektohen pa dallim.

Related posts

Një teknikë e thjeshtë zvogëlon ankthin dhe stresin, por ju ndihmon edhe të flini më shpejt

admin

FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

Gjyla Halili

Kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski organizoi iftar në shenjë solidariteti për muajin e shenjtë të Ramazanit

Gjyla Halili