AKTUALE

Trafiku zhvillohet në kushte dimërore, ndalim qarkullimi për kamionë në disa akse rrugore

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore në rrugë të lagështa. Reshje të dobëta dëbore po shënohen në Kërçovë, Presekë dhe Bukovë, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Ndalime për lëvizje të mjeteve të rënda për arsye parandaluese ka në akset rrugore Mavrovë-Dibër, Tetovë-Kodra e Diellit dhe në rrugën Strumicë-Berovë.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Banner

Related posts

Thanks to VR, your office will resemble a tropical island

admin

Përfundon me sukses trajnimi “Zgjidhja e testit të maturës me softuer aplikativ” i organizuar nga Universiteti i Tetovës

admin

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili