AKTUALE

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë

TAKIMI I KRYETARIT GASHI ME AMBASADOREN GREKE, FILIPIDU

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofija Filipidu.
Në takim u shkëmbyen mendime për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit parlamentar bilateral në të gjitha nivelet, si dhe për nevojat e mundshme për të ndërmarrë hapa për pasurimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë midis dy vendeve.
Ambasadorja Filipidu informoi mbi zhvillimet aktuale në Republikën e Greqisë dhe procedurën e zgjedhjes së presidentit të shtetit, i cili, në pajtim me Kushtetutën, kryhet përmes zgjedhjes në Parlamentin Grek. Shprehu pritshmërinë që pas përfundimit të këtij procesi do t’i kushtohet më shumë vëmendje nisjes së bashkëpunimit më dinamik me kolegët grekë.
Kryetari Gashi, duke e përshëndetur mbajtjen e këtij takimi, u shpreh i hapur për vizita të ndërsjella me homologët e Kuvendit të Greqisë, por edhe në nivel të komisioneve dhe grupeve të bashkëpunimit, të cilët gjatë gjithë mandateve të kaluara kanë shprehur interesim për bashkëpunim konkret, veçanërisht në fushën e integrimit evropian.
Të kaluarën nuk mund ta ndryshojmë, por mund të punojmë së bashku për të ardhmen, ka konkluduar Kryetari Gashi.

Banner

Related posts

“Pasioni im për rrënojat më çoi në një burg në Tiranë”, blogerja ruse rrëfen rrugëtimin e saj në Shqipëri

admin

NJË NGA INTERVISTAT MË TË FAMSHME TË ALI AHMETIT

Gjyla Halili

Shtabi komunal i Tetovës nga Fronti Europian sonte vizitë shtabeve në Poroj, Xhepçisht dhe Qendër

Gjyla Halili