AKTUALE

Drejtori i Diasporës zhvillon takim me Kryetarin e Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Hfz. Mehas ef. Alija

Në kuadër të vizitave të tij në Zvicër, Drejtori i Diasporës pranë Bashkësisë Fetare Islame, Mafiz Rustemi, realizoi një takim të rëndësishëm me imamin e Xhamisë “El Hidaje” dhe njëkohësisht Kryetarin e Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Hfz. Mehas Alija. Ky takim u zhvillua me qëllim forcimin e bashkëpunimit për çështje që kanë rëndësi për komunitetin musliman shqiptar në diasporë dhe në vendlindje.

Gjatë bisedës, u diskutua puna e suksesshme e Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, aktivitetet e shumta që realizohen në shërbim të besimtarëve, si dhe sfidat dhe mundësitë që hasen në këtë rrugëtim.
U bisedua për ide konkrete për të thelluar bashkëpunimin mes institucioneve, me qëllim që të jenë sa më të dobishëm për muslimanët shqiptarë, si në diasporë ashtu edhe në vendlindje.

Në namazin e drekës, Drejtori mbajti një fjalë përshëndetëse para xhematit të xhamisë, duke shprehur mirënjohjen për mundin dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm. Ai vlerësoi rolin e rëndësishëm që kanë xhamitë në ruajtjen e identitetit fetar dhe kombëtar të shqiptarëve në Zvicër. Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e angazhimit të diasporës jo vetëm në përkrahjen e qendrave islame në Zvicër, por edhe në ndihmën për vendlindjen.

Kryetari, Hfz. Mehas ef. Alija, e uroi Drejtorin për marrjen e postit të ri, duke vlerësuar përgjegjësinë e madhe që mbart kjo pozitë, si dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e detyrave dhe angazhimeve, dhe mbështetje në gjithë këtë angazhim.

Related posts

Miteva: Armiku i shqiptarëve nuk është VMRO-DPMNE por BDI

Gjyla Halili

LIDHJA EUROPIANE PËR NDRYSHIM: BDI ËSHTË PENGESA KRYESORE E INTEGRIMIT NË BE

admin

Lordi Robertson, Solana dhe Ollbrajt, shpallen “Qytetar Nderi” të Drenasit, Lladrovci falënderon asamblistët për votimin njëzëri

Gjyla Halili