AKTUALE

Kurti viziton atelienë historike në Gjakovë, pronari i së cilës ishte arrestuar për skulpturën e Skënderbeut

Banner

Kryeministri aktual, Albin Kurti njëherit edhe kandidati i LVV edhe për një mandat tjetër në këtë post, ka vizituar atelienë më të vjetër në Gjakovë që funksionon që nga viti 1971.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kjo atelie ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kombëtare.

“Në vitin 1980, pronari i ateliesë u arrestua nga regjimi i Jugosllavisë për “propagandë armiqësore me motive kombëtare”, pas krijimit të një skulpture të heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, thuhet në njoftim.

Skulptura u bë shkak për arrestimin e tij, pasi autoritetet e asaj kohe e shihnin si një akt të rrezikshëm për regjimin.

Megjithatë, kjo skulpturë dhe ky guxim janë një simbol i qëndresës dhe i besnikërisë ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve.

“Ai kishte skulpturuar vetëm dy të tilla gjatë jetës, njërën ja kishte dhuruar Presidentit Ibrahim Rugova dhe njëra ju dhurua tash Kryeministrit Kurti”, njoftoi LVV.

Banner

Related posts

Osmani në Forumin e Antalisë: Kosova edhe në kohë lufte ka zgjedhur paqen dhe diplomacinë

Gjyla Halili

Petrovska – Stjuard Piç: Bashkëpunimi në mbrojtje midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar forcon sigurinë e rajonit dhe sigurinë kolektive të Aleancës

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj: I nderuar të jem pjesë e diskutimit për procesin e rindërtimit të Ukrainës, vlerësim për zërin shqiptar

Gjyla Halili