AKTUALE

Rrugët në Maqedoni në kaos

Banner

Reshjet e dendura të borës kanë krijuar një kaos të vërtetë në rrugët e Maqedonisë. Edhe pse „Rrugët e Maqedonisë “ ka angazhuar palë të treta shtesë për pastrimin e borës, mekanizimi në terren nuk është i dukshëm në masë të mjaftueshme.
Rrugë të pakalueshme janë raportuar në mbarë shtetin, dhe problemet më të mëdha ndodhen në autostrada dhe rrugët kryesore. Sipas burimeve, ngecje është shkaktuar edhe në taksën rrugore Veles – Shkup, ku shoferët janë të detyruar të presin për orë të tëra.

Qytetarët ankohen për rrugë të papastruara në shumë qytete dhe zona rurale, ndërsa trafiku është i vështirë dhe i pasigurt.

Njoftohet se do të intensifikohen përpjekjet për pastrimin e rrugëve dhe bëhet apel qytetarëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme derisa situata në terren të përmirësohet.

Banner

Related posts

Kujdes nga mashtrimi financiar! Ekspertët: Mos i jepni të dhënat bankare online, mund të përdoren për vjedhje

Gjyla Halili

Izet Mexhiti nderoi Dëshmorët e Lirisë

Gjyla Halili

Xhaferi për vizitë në Komunën e Çashkës

Gjyla Halili