AKTUALE

Sela me plis në Gostivar: Të arriturat shqiptare nuk guxojnë të preken

Banner

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sonte në bashkëbisedim më qytetarët e Gostivarit tha se nuk guxon askush të prek të arriturat shqiptare.

Sela tha se shqiptarët nuk ju binden patronëve të huaj, pasi të drejtat e veta i kanë arritur me sakrificë dhe gjak.

“Përkatësia kombëtare nuk është ndjesi, është ajo se si kanë qenë babai dhe gjyshi im. Ajo se si flet, traditat, kultura, ndaj nuk do lejojmë që të fshihen këto veçori shqiptare. Po e hoqën balancuesin, e prekën e gjuhën, menduan se nuk do të ketë rezistencë dhe shqiptarët do të përballen me aktin e kryer. Por VLEN zgjodhën të mos reagojnë e t’i binden patronit. Nuk ishte rezistenca e 27 prillit vetëm për zgjedhjen e kryetarit të parë të parlamentit, ishte edhe për gjuhën dhe ne jemi të gatshëm ta çojmë këtë punë deri në fund… ASH ka qenë dhe vazhdon të jetë e pakompromisë për ta çuar këtë vend drejt BE-së, ashtu siç e çuam në NATO”, tha Sela.

Banner

Related posts

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

Gjyla Halili

Bytyqi: Sundimi i ligjit është pika e dobët në vend, opozita nuk ka asnjë ofertë

Gjyla Halili

Tik-Tok, jashtë funksionit në ShBA

Gjyla Halili