AKTUALE

Unë jam Ilire, nuk jam Taravar!

Me qenë Taravar, edhe i shkarkuar mundesh me qenë kryetar, por unë jam Ilire!” Kështu deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti i është përgjigjur interpelancës së mbrëmshme dhe shkarkimit të saj nga detyra kryetare e Komisionit për punë dhe politikë sociale, ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e kryeparlamentarit Afrim Gashi, i cili përkundër shkarkimit të saj, tha se “interpelanca nuk ka të bëj me shkarkim por me shprehje të deputetëve”.

Me këtë rast, deputetja Dauti tha se “nuk është Taravar që, edhe pse i shkarkuar, mund të thirret si kryetar”, duke aluduar se nuk do të jetë kryetare e Komisionit parlamentar për punë dhe politikë sociale.
Ndryshe, interpelancën kundër Dautit e kishte inicuar partia E Majta, ndërsa për shkarkimin e saj votuan 61 deputetë. (koha)

Banner

Related posts

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Gjyla Halili

PËRFAQËSUESIT E BFI NË IFTARIN E SHTRUAR NGA KRYEPARLAMENTARI AFRIM GASHI

Gjyla Halili

Lpk Shvl- Uçk me nderim- përkujtim të heroit të kombit Afrim Zhitia

Gjyla Halili