AKTUALE

Memedi: Rreth 200 pacientë të trajtuar gjatë kujdestarive

Drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi në një deklaratë me shkrim të dhënë për TV Klan Maqedoni, ka njoftuar se gjatë festave të fundvitit por edhe tani është rritur ndjeshëm numri i fëmijëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në klinikën për fëmijë.

Sipas Memedit, numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore shkon deri në 200.

Tregon edhe simptomat nga të cilët vuajnë më shpesh pacientët që janë trajtuar.

“Në periudhën e fundit, veçanërisht gjatë festave të fundvitit, është rritur dukshëm numri i pacientëve fëmijë që kërkojnë kujdes mjekësor në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Numri arrin deri në 200 pacientë gjatë shërbimit 24-orësh, të cilët vijnë direkt nga shtëpia pa rekomandim nga mjeku i familjes ose nga niveli i mesëm. Shumica e tyre kanë simptoma të respiratore, infeksione virale të frymëmarrjes, si dhe shenja të infeksioneve të zorrëve – me të vjella dhe diarre. Më shumë se 90% e pacientëve kanë simptoma të lehta që kërkojnë vetëm trajtim ambulator në nivelin parësor ose dytësor të kujdesit shëndetësor”, ka deklaruar Rexhep Memedi.

Apelon që të gjithë të kenë kujdes dhe kërkon që të shmangen kontaktet direkte me personat e prekur dhe me simptoma.

“Apelojmë që të shmanget kontakti me personat që kanë simptoma të gripit, të mbrojmë fëmijët, të marrjes më të madhe të lëngjeve dhe të llojit elektrolit tek fëmijët dhe terapinë me vitamina”, tha Memedi.

Related posts

Qytetet e UNESCO-s po shuhen, Gjirokastra, Berati me reduktimin më të fortë të popullsisë më 2022

admin

Bekim Jashari mohon përfshirjen e motrës Besartës në listën e kandidatëve për deputetë: Familja jonë nuk do të përfshihet në parti politike

Gjyla Halili

Pendarovski: Bullgaria mund ta përsërisë veton për integrim

Gjyla Halili