AKTUALE

PËR SILJANOVSKËN DHE MICKOVSKIN, CETINJA MË AFËR ZEMRËS SA SE GËRÇECI!

Shkruan: Emin Azemi

Më datë 02.01.2025 rreth orës 16:00 në rrugën lokale Saraj- Rashçe, në afërsi të Shkupit, një veturë e udhëtarëve doli nga rruga dhe përfundoi tragjikisht në lumin Vardar. Për pasojë, jetën e humbën katër persona nga e njëjta familje e fshatit Gërçec, të moshës 23, 25, 56 dhe 59 vjeçare. Për fat të mirë, kësaj tragjedie të rëndë i shpëtoi një fëmijë, i cili ndodhet në mjekim intenziv.

Derisa po e përpiloja këtë lajm, paralelisht po kërkoja edhe një lajm tjetër, që të mos dalë i pasaktë : Nga kabineteti i Presidentes Siljanovska dhe Kryeministrit Mickovski a kemi ndonjë ngushëllim (сочувство) për këtë tragjedi të madhe familjare, dhe jo vetëm?
Ndërkohë, motorri i kërkimit më dërgoi në Cetinjë, teksa Presidentja dhe Kryeministri ishin kujdesur që t’i ngushëllojnë familjarët e 12 të vrarëve në Cetinjë të Malit të Zi, para pak ditësh.

A është e mundur që një tragjedi kaq e rëndë në vendin tonë të mos shkaktoj një reagim njerëzor nga ana e Presidentes dhe Kryeministrit të Maqedonisë?!
Do të doja që, ndërkohë, dikush nga kabintetet e këtye dy autoriteteteve të larta shtetërore, të na demantojë, duke na thënë se megjithatë Siljanovska dhe Mickovski kanë shprehur (para se të shkruhet ky reagim imi) ngushëllimet e tyre për tragjedinë e rëndë në afërsi të Shkupit.
Sinqerisht, do të doja më tepër të jem unë i pasaktë, se sa të jem dëshmitar i kësaj pandjeshmërie shtetërore ndaj një tragjedie të tëndë, ku viktimat rastësisht kanë qëlluar të jenë shqiptarë, ndonëse nuk ishin krejt të rastësishme votat e disa mijëra shqiptarëve me të cilat Siljanovska e rriti diferencën për t’u zgjedhur Presidente.

Kështu ndodhë zakonisht me politikanët maqedonas, të cilët pasi zgjidhen edhe me votat e shqiptarëve, harrojnë pastaj të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në emër të shqiptarëve. Madje shqiptarëve nuk iu shprehin as ngushëllime kur iu ndodhë një tragjedi e madhe familjare, siç ishte kjo e fshatit Gërçec (!). /ea

Shkup, 04. 01. 2025

Related posts

BQK dhe Banka Qendrore Evropiane dakordohen për vazhdimin e Linjës REPO – çfarë është kjo linjë?

Gjyla Halili

Ahmeti: Më 24 prill dhe më 8 maj mbyllet një kapitull i fitores së madhe për shqiptarët e Maqedonisë

Gjyla Halili

Fronti Evropian: Asnjë Qeveri s’mund ta shfuqizojë marrëveshjen me Behtel & Enka!

Gjyla Halili