AKTUALE

Çka duhet ndryshuar në vitin 2025? – Qytetarët kërkojnë ulje të çmimeve

Të revoltuar nga jeta e rëndë ekonomike në vitin që lëmë pas qytetarët nuk kanë shumë shpresa se viti 2025 do të sjell ndryshime pozitive.

Në një anketë për Alsat qytetarët thanë se janë të shumta gjërat që duhet ndryshuar por si kërkesë më urgjente është ulja e çmimeve të produkteve ushqimore elementare.

“Shumë gjëra duhet të ndryshojnë. Të gjithë të fillojmë nga vetja, të ndryshojmë për të mirë. Në përgjithësi, gjërat më të rëndësishme janë ekonomia dhe financat”, tha një qytetar.

“Këtu nuk bëhet asgjë. As në 2024 e as në 2025. Më vështirë po se më mirë jo, aq. Çdo vit që shkon bëhet më keq e më keq, më mirë jo”, u shpreh një qytetar tjetër.

Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve duke kujtuar se detyrohen të punojnë edhe në këtë moshë të tretë për të plotësuar nevojat e tyre personale dhe të familjes.Pensionistët ankohen se marrin pak dhe thonë se detyrohen edhe në këtë moshë të dalin për të kërkuar punë për të siguruar nevojat e tyre personale.

“Duhet shumë me u ndryshu ama çka do të ndryshohet Zoti e di. Rrogat me i hyp edhe pak. Unë jam pensionist, 12.500 den e kam, si mundem me jetu me 12.500. Çka mbrrin me pensionin, çfarë bën më parë? Asgjë hiç, rrymën e paguaj,aq. Pastaj, patjetër në 70 vjet me punu akoma. Po vrapojmë andej këndej, me nxjerr diçka”, theksoi një tjetër qytetar.

“Rritja e çmimeve na shqetëson pak. Çfarë mbërrini me pensionin, i arrini të gjitha nevojshmet për një pensionist? Deri tani kemi arritur por tashmë vështirë. Çfarë më urgjentisht duhet të ndryshoj në Vitin e Ri? Ushqimi, ushqimi të lirohet pak,shumë shtrenjtë është, ne këtë e kemi kryesoren, pastaj rryma, ngrohja dhe shpenzimet tjera”, tha një qytetar.

Sipas qytetarëve, gjendja e rëndë ekonomike në shumë familje bëri që edhe festat e fundvitit qytetarët t’i kalojnë me organizime të vogla modeste, madje pa bërë dhurata për anëtarët e familjes.

Related posts

Komuna e Tuzit ndau 50 bursa studentëve për vitin akademik 2022/2023

admin

Ramiz Lladrovci: Kushtetuesja po dëshmon integritet, nuk lejoi “kapje” të Prokurorisë

admin

Vlen me aktivitet sportiv shënoi Ditën Ndërkombëtare të Sportit

Gjyla Halili