AKTUALE

“Djali punonte në ndërtim në Ulqin”, flet xhaxhai i 33-vjeçarit që u vra në Shkodër: Është rrit me kushte të këqija, s’kishte probleme me askënd

Naim Mataj, xhaxhai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj që u vra me breshëri plumbash ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ai është shprehur se nuk dinte që Ramazani të kishte konflikte me njeri, teksa është shprehur se i riu punonte në ndërtim në Ulqin.

“Nuk na ka shpreh asnjë shqetësim, ka punuar në Ulqin në ndërtim. I ati tha kam komunikuar në 8:30 dhe më më pas jo. Nuk kemi dëgjuar krisma, po këtu njerëzit i kanë dëgjuar. Nuk kemi probleme me askënd. Apelin e kemi për policinë, nuk na la të shikonim kufomën.

Nuk kemi pas probleme, e kishim rujt fëmijën po të kishim probleme. Janë dy djem dhe një vajzë. Është rrit me kushte të këqija. Nuk ka qenë i martum, vëllai tjetër në Belgjikë, e lajmërova për me ardh, nëse vjen”, tha ai.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, por kanë qenë banorët e zonës që mëngjesin e sotëm kanë vënë re automjetin e bërë “shoshë” nga plumbat dhe trupin e pajetë të 33-vjeçarit.

Fqinjët kanë dëgjuar të shtëna, por nuk e kanë kuptuar mirë se çfarë ishin, pasi aty pranë ndodhet një lokal dasmash.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Related posts

Mbyllja e zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë, reagon ambasada amerikane: Veprime të pakoordinuara, rrezikojnë të ardhmen e Kosovës në Evropë

Gjyla Halili

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për Marrëveshjen Paqësore të Ohrit, u dekorua për masakrat ndaj shqiptarëve 1912-1918

Gjyla Halili

ASH ia rikujton tradhëtinë Alterntativës

admin