AKTUALE

Reshje dëbore në disa qytete – për fundjavë rritje të temperaturave!

Banner

Mëngjesin e sotëm pjesët perëndimore dhe veriperëndimore të vendit u përfshinë nga vala e ftohtë dhe me dëborë që kushtëzoi reshje dëbore në shumë vende. Reshjet kapluan edhe qytetet ku është formuar një shtresë e hollë dëbore.

Por, në viset malore dhe në Qendrat e Skijimit trashësia e dëborës dukshëm është rritur. Në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë shënohen nga 50 deri 60 centimetra trashësi të dëborës.

Nga mëngjesi i sotëm janë hequr ndalesat për automjete të rënda transportuese në rrugët Gostivar – Dega Mavrovë – Dibër dhe në rrugën Gostivar – Strazhë.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende nëpër rrugë të lagështa.

Vala e fundit me reshje të dëborës, ka ndikuar në përmirësimin e ajrit në Shkup. Sipas të dhënave të platformës IQAir, Shkupi, I cili gjatë ditës së djeshme ishte qyteti më I ndotur në Evropë, gjatë së shtunën renditet në vendin e 44-të.

Gjatë festave të Krishtlindjeve ortodokse, vendi do të jetë nën ndikimin e një mase më të ngrohtë ajrore nga jugu që do të ndikojë në rritjen e temperaturave të ajrit. Moti do të jetë kryesisht I thatë dhe stabil, kurse reshje të reja priten gjatë të martës në mbrëmje dhe të mërkurën.

Banner

Related posts

Siljanovska: Do ta respektoj emrin kushtetues të vendit!

Gjyla Halili

Marrëveshja për rrugën Tetovë-Prizren, Bekim Rexhepi: Të gjitha të ariturat për shqiptarët pas vitit 2001 mbajnë vulën e Bdi-së dhe Ali Ahmetit

Gjyla Halili

Në Cyrih të Zvicrës promovohen tre libra të autorit Emin Azemi

Gjyla Halili