SPORT

Red Bull prezanton bolidin e rij, makina më e fortë e të gjitha kohëve

Në Nju Jork është prezantuar makina Red Bull, njëvendëshja kampione e botës në Formula 1. Një makinë që synon të rikonfirmohet në majën e këtij sporti, si kampione për konstruktorë dhe pilotë. Një makinë që ka ndryshuar mjaft në brendësi, por do të jenë testet në Bahrein që do të tregojnë forcën e saj.

Red Bull mbetet një skuadër e fortë, që ka në përbërje një pilot të jashtëzakonshëm si Max Verstappen, që synon të rikonfirmohet më i miri. Makina, si gjithnjë, është konceptuar nga një gjeni si Adrian Newey, që ka gati armën e re që do të zbresë në pistë këtë sezon.

Chris Horner, shefi i Red Bull, tha: “Mendoj se kjo është makina Red Bull më e fortë e të gjitha kohërave, si nga ana teknike, operative apo edhe e biznesit. Kemi punuar shumë për ta bërë gati, për të mbrojtur atë që fituam vjet me shumë mund. Këtë vit s’do të ketë më gabime si vjet, do të jemi gati që në fillim”.

Holandezi Max Verstappen vjet fitoi titullin duke arritur rekordin e 15 fitoreve sezonale dhe në krah, ashtu si gjithnjë, do të ketë meksikanin Sergio Perez. Një dyshe që synon të rikonfirmohet në majë pavarësisht hatërmbetjeve të sezonit të kaluar.

“Jam gati për sezonin e ri dhe të provoj makinën e re”, tha kampioni i botës.

Related posts

Refuzoi të futej në lojë, Vllaznia merr vendimin për Latifin

admin

Liga e Kampionëve vjen me dy ndeshje fantastike nesër, mësohen dy skuadrat e para që kalojnë tutje

admin

Xhaka tregon kush e bindi të mos largohej nga Arsenali në vitin 2019

admin

Leave a Comment