AKTUALE

Ali Ahmeti ngushëllon familjen Arsllani për aksidentin tragjik në Vardar: Ndjejmë dhimbjen tuaj si tonën

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Arsllani për aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmë ku një veturë me anëtarë të kësaj familje ra në lumin Vardar. Nga pesë persona, tri gra janë konfirmuar të vdekura, një person është në kërkim dhe një fëmijë ka shpëtuar.

Ahmeti tha se kjo tragjedi ka tronditur të gjithë dhe se në këtë moment të vështirë për familjen Arsllani “jemi me ju”.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin tragjik për aksidentin e rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, ku humbën jetën anëtarë të familjes Arsllani nga fshati Gërçec. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe na ka lënë me zemra të thyera. Ndaj dhimbjen dhe pikëllimin me familjarët dhe miqtë e tyre, duke lutur që Zoti t’u japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe”.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjen Arsllani. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe ndjejmë dhimbjen tuaj si tonën. Lutemi që engjëlli i vogël i shpëtuar të rritet me forcën e kujtimeve të bukura për familjen e tij. Zoti i mëshiroftë shpirtrat e tyre dhe ua lehtësoftë dhimbjen të afërmve”, ka shkruar Ahmeti.

Banner

Related posts

BDI: Opozita me skenar rus për trazira politike pas 8 majit

Gjyla Halili

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj

Gjyla Halili

Maqedonia e Veriut pjesë e instrumentit të ri të BE-së për përforcimin e mbrojtjes civile në Evropë

Gjyla Halili