AKTUALE

Faljet me rastin e vitit të ri/ Presidentja Siljanovska amniston shtatë të dënuar

Sot në “Gazetën Zyrtare” është publikuar vendimi i Presidentes, Gordana Siljanovska Davkova, për faljen e 7 personave të dënuar, me rastin e festave të Vitit të Ri. Në mesin e tyre, nuk ka emra të njohur e as të dënuar për 27 Prillin, ashtu sic ishte pretenduar kohë më parë.

Nga 7-të të amnistuarit, njëri është tërësisht i falur, derisa 6 të tjerët pjesërisht.

Tërësisht është amnistuar Vasko Donevski nga Dellçeva, kurse ulje të dënimeve kanë marrë, Jani Simon nga Resnja, Hristijan Dimkovski nga Prilepi, Nimetulla Nuhii nga Shkupi, Halim Ademi nga Tetova, Magdalena Eliskovska nga Shkupi dhe Riste Jovanov nga Negotina.

Gjashtë të dënuarve u është zvogëluar dënimi prej 3 muajve, kurse një tjetri për 3 muaj e 4 ditë, me çka u lirua nga burgu. /tvklan.mk/

Banner

Related posts

Kurti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në nder të heroit Selim Berisha

Gjyla Halili

Besimi: Emetimi i Euroobligacionit – proces i suksesshëm, mjete të siguruara me kosto më të ulët për buxhetin për shlyerjen e detyrimeve të vjetra

admin

Fatmir Dehari uron muajn e shejtë të Ramazanit:”Le të shfrytëzojmë këtë mundësi për të sjellë dritë në jetën tonë dhe në jetën e të tjerëve”

Gjyla Halili