Sot, më 02.01.2025, në Xhaminë e Re të fshatit Bogovinë – Tetovë u bë duaja e Hifzit të hafizes ANIDA TAXHEDIN BEQIRI.
ANIDA BEQIRI e lindur më 17.12.2004 në Sisak të Kroacisë, banuese në fshatin Bogovinë, Tetovë.
Hifzin e filloi 01.12.2019 te Molla Mahmud ef. Asllani sa ishte gjallë, ndërsa e përfundoi me 25.09.2024 te muhafidhi i njohur Zulqufli ef. Asllani.
Provimin e hivzit e kaloi me sukses mes datave 26,28,29 Shtator 2024, para komisionit të hifzit pranë Myftinisë së Tetovës i përbërë nga Hfz. Ibrahim ef. Alija, Hfz. Ekrem ef. Hasani dhe Hfz. Idriz ef. Osmani.
Hafizeja ka kryer Medrsenë “Isa Beu” dhe vazhdon studimet në Universitetin Ballkanik në Shkup.
Këtë soleminitet të veçantë me prezencën e tyre e nderuan Reisul Ulema i BFI-së H.Hfz. Shaqir ef Fetai, myftiu i Myftinisë së Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili me bashkëpuntorë, kryetari i Komunës së Bogovinës, drejtori gjeneral i Medresesë Isa Beu, dekani i FSHI, drejtorë të Rijasetit, hoxhallarë të rrethit të Tetovës si dhe mysafirë të tjerë nga insitucioni i BFI-së.
Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver Xhemaili në fjalën e tij uroi hafizen dhe familjen e saj, muhafidhin Zulqufli ef. Asllanin për këtë sukses të madh si dhe ju dëshiroj mirëseardhje mysafirëve.
Ndërsa Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e mbajti fjalën e rastit duke theksuar rëndësinë dhe vlerën e hifzit. Fjalim pati edhe drejtori i Medresesë Isa Beu, Dr. Islam ef. Islami
Duanë e hifzit e bëri dekani i FSHI, prof.dr. Abdulxhemil ef Nesimi, ndërsa programin e udhëhoqi referenti i Myftinisë së Tetovës Muhamed ef. Berzati.
Muhafidhit dhe hafizes së re nga ana e Rijasetit iu dhurua nga një hedije ndërsa nga Myftinia e Tetovës hfz. Anidës iu dhurua një laptop dhe muhafidhit një plaketë.
Mirënjohje për muhafidhin Zulqufli ef. Asllani.
All-llahu e ndihmoftë hafizen e re në vazhdimin e studimeve islame.