AKTUALE

Ali Ahmeti: Misionet akoma nuk kanë mbaruar, na duhet uniteti, të jemi krah njëri tjetrit.

Kryetari Ali Ahmeti mori pjesë në organizimin me rastin e Ditës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ali Ahmeti është shprehur se është emocion i veçantë kur je në mesin e bashkëluftëtarëve, më të merituarit e UÇK-së, fitimtarëve që i dhanë gjymtyrët atdheut.

“Ende e kujtojmë buzëqeshjen që akoma reflekton mbi Kosovë të Luan Haradinajt në organizimin dhe drejtimin e kompanisë së parë drejt Prekazit të komandantit legjendar Adem Jasharit” – tha para të pranishmëve lideri Ali Ahmeti.

Ai, gjithashtu vlerësoi se misionet akoma nuk kanë mbaruar dhe se sot më shumë se kurrë, na duhet uniteti, të jemi krah njëri tjetrit e të mos realizohet platforma e elaborati i Çubrilloviçit për t’i lënë shqiptarët pa miq.

Ali Ahmeti shprehu keqardhje për zërat se gjuha shqipe nuk qenka zyrtare në Maqedoninë e Veriut, por përsëriti se ajo gjuhë zyrtare është shtylla e Marrëveshjes së Ohrit që e kemi larë me gjak bashkë me bijtë e vëllerëzve tanë nga Kosova.

Ai porositi se na duhet akoma veprim e mendim i përbashkët e jo i ndarë, sepse çështja ka qenë një dhe UÇK-në e kemi ngrit bashkë dhe se tërë proçeset t’i shpiem bashkë deri ne anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE, këto janë pikat që ne sot na lidhin nga Struga deri në Mitrovicë.

Banner

Related posts

I pari në Zajaz të Kërçovës, voton lideri i shqiptarëve, Ali Ahmeti

Gjyla Halili

Sejdiu: Koalicioni Sela-Apasiev nuk votoi anëtarin shqiptar në KSHZ, Abdush Demirin!

Gjyla Halili

Pendarovski: Dikush nga ana tjetër i frikësohet vetingut në vend

Gjyla Halili