AKTUALE

Myftinia e Tetovës: Zoti i shpërbleftë të gjithë dhuruesit e Vakufeve.

Sot, më 26 Dhjetor 2024 (e enjte), u mbajt një ceremoni e rëndësishme për dhurimin e VAKUFNAMEVE nën udhëheqjen e Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe organizimin e drejtorit të Vakufit Mr. Fehmi ef. Ebibi. Në këtë ngjarje morën pjesë Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver Xhemaili së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë ceremonisë u dorëzuan vakufnamet e besimtarëve nga Tetova me rrethinë, të cilët kanë dhuruar pronat e tyre personale gjatë periudhës 2021-2024. Ky akt bujar shërben si shenjë respekti për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e jetës fetare në vend.

Vlen të theksohet se numri i vakufeve të themeluara nga xhematet brenda katër viteve të fundit në Myftininë e BFI-Tetovë ka shënuar rritje. Vetëm brenda këtyre viteve në Tetovë dhe rrethinë mbi 8000m2 truall është bërë VAKUF.

Kjo ngjarje shënoi një moment të rëndësishëm në forcimin e traditës së vakufeve dhe në vlerësimin e kontributit të besimtarëve për jetën fetare në vendin tonë.

Allahu i shpërbleftë të gjithë dhuruesit e Vakufeve.

Banner

Related posts

Sonte ose nesër ASH vendos për hyrje në Qeveri, Taravari pranon marrëveshjen për shumicën e gjërave

admin

Studentët e mjekësisë në RMV vazhdojnë të protestojnë edhe sot

Gjyla Halili

ASH-ja ka përvojë të hidhur me koalicionet/ Taravari: Është koha që të dalim vetë në zgjedhje

admin