AKTUALE

Miratohet buxheti për vitin 2025 në Komunën e Kërçovës, Dehari: Kur veprat flasin, fjalët bëhen të tepërta.

Banner

Pas shumë debatesh me të gjitha shtresat e qytetarëve – përfshirë të rinjtë, organizatat joqeveritare, sportive, kulturore, arsimore, shëndetësore, të mbrojtjes sociale, diasporën, odën ekonomike dhe bashkësitë lokale – sot para këshilltarëve të Kuvendit Komunal të komunës sonë paraqita Plan-Buxhetin për vitin 2025.

Me një vlerë totale prej 19,657,000 euro, ky buxhet është fryt i një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, ku zëri i qytetarëve ka qenë thelbësor.

Nga 22 këshilltarë të pranishëm:

16 vota pro,
0 kundër, dhe
6 të përmbajtura.

Ndërkohë, vendimi për realizimin e buxhetit u votua unanimisht, me 22 vota pro.

Ky vendim pasqyron përkushtimin tonë për të ndërtuar një Kërçovë më të zhvilluar dhe më të drejtë, ku përfshirja e çdo qytetari dhe efikasiteti i administratës vendore janë bazamentet kryesore. Ky buxhet synon të sjellë përmirësime konkrete në infrastrukturë, mirëqenie sociale, arsim, kulturë, sport dhe zhvillim ekonomik, duke e vendosur Kërçovën në një rrugë të qëndrueshme zhvillimi.

Kur veprat flasin, fjalët bëhen të tepërta. Sinqeriteti, transparenca dhe profesionalizmi do të jenë gjithmonë shtyllat e punës sonë.

Na priftë e mbara në vitin 2025!
Me Ju dhe për Ju.
Për Kërçovën tonë!

Banner

Related posts

TETOVA NUK KA HAPËSIRA PËR LEXIM

admin

BDI konsolidon strukturat në Tetovë, Adnan Jahja merr drejtimin e Nëndegës Gam Gam

Gjyla Halili

Mexhiti: Qytetarët do ta vlerësojnë punën tonë në Qeveri, zgjedhjet lokale janë afër

Gjyla Halili