AKTUALE

KOVAÇEVSKI: DUHET TË BASHKOHEMI RRETH KONCEPTIT PËR MAQEDONI EVROPIANE

Banner

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njoftoi se sot nuk do të ketë takime me liderët e Aleancës për Shqiptarët dhe të Alternativës – Arben Taravari dhe Afrim Gashi.

“Grupin e punës të cilin e formuam njëzëri në Këshillin Ekzekutiv të LSDM-së po punon në përgatitjen e mundësisë për hyrje të një partneri të ri në Qeveri”, tha Kovaçevski dhe shtoi se sot pasdite ka caktuar bisedë telefonike me një përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës në kompaninë “Vitalia” në Shkup, Kovaçevski e komentoi edhe dëbimin nga shteti, për çka dëshmojnë edhe numrat e nxënësve të çregjistruar nga shkollat veçanërisht në komunat më të vogla. Kryeministri u përgjigj se ata fëmijë nuk janë regjistruar në gjysmëvjetorin e dytë në shkollat e tyre sepse prindërit e tyre kanë shkuar që të punojnë në ndonjë vend anëtar të Bashkimit Evropian dhe se për këtë është i rëndësishëm bashkimi rreth konceptit për Maqedoni evropiane.

“Prandaj them që të gjithë ne në vend, të gjithë politikanët, faktorët shoqërorë, duhet të bashkohemi rreth konceptit të një Maqedonie evropiane. Kjo nënkupton marrjen e vendimeve në Kuvend, me të cilat vazhdojmë rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2030 si anëtare e plotë e Bashkimit Evropian. Sepse qytetarët tanë duan të jetojnë në një vend që është anëtar i Unionit, ku pagat janë më të larta, dhe ky është rezultati i anëtarësimit të të gjitha vendeve në BE që nuk kanë qenë më parë… të jetojnë në një vend të BE-së, por këtu, në shtëpi, në Maqedoni dhe jo në një vend të BE-së jashtë vendit. Dhe unë nuk heq dorë nga rruga e BE-së, në çfarëdo pozicioni që jam në vend”, tha Kovaçevski.

Në pyetjen e gazetarëve se sa ka kushtuar organizimi i konferencës dyditore për një vit nga përbërja e tanishme e Qeverisë, u përgjigj se kur do t’i kenë të dhënat shërbimi për informim i qeverisë do t’i kumtojë.

Banner

Related posts

Ministrat turq në bisedime në Bagdad përpara vizitës së Erdoganit

Gjyla Halili

Blerim Bexheti demanton shpifjet: Shpifësit të më kërkojnë falje publike ose bëj padi

Gjyla Halili

Gërvalla: Fjalimi i Vuçiqit në OKB është shkelje e dakordimit të arritur në Bruksel

admin

Leave a Comment