AKTUALE

Bexheti: Mickoski, në respekt ndaj gjithë shqiptarëve, a keni vullnet që ta tërhiqni iniciativën e VMRO-së për kontestimin e Ligjit për Gjuhët?!

A do e tërhiqni në interes të stabilitetit, progresit dhe të respektit ndaj komunitetit të dytë në këtë shtet, shqiptar, tha mes tjerash Blerim Bexheti në pyetjen drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, partia e të cilit është pjesë e njërës prej 13 nismave në Gjykatën Kushtetuese, ku kontestohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, përcjell TV21. Bexheti pyeti Mickoskin nëse kanë vullnet që ta tërheqin këtë nismë.

“A keni vullnet, gatishmëri, që ta tërhiqni këtë iniciativë, ku kontestoni Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, në respekt ndaj gjithë shqiptarëve, pasi që të jeni të bindur se përveç 10 vetave, 15 që i keni rehatuar në kolltuqet e kabinetit qeveritar tuajin, nuk ka shqiptar që pajtohet me abrogim të ndonjë presje, e jo të ndonjë neni”?”, tha Bexheti./tv21

Related posts

Arbër Ademi: O të mjerë, zagarë nuk është populli që ju e mashtruat, por ata që sot rrijnë te këmbët e Mickoskit

Gjyla Halili

LIDERI I FRONTIT KOMBËTAR ALI AHMETI, NË SHKUP MË 28 SHTATOR 2025, DO TË MBAJË ORË HISTORIE

Gjyla Halili

Pse foshnja qan pa pushim? Nuk janë as ngërçet, as uria. Çfarë nuk duhet tepruar

admin