AKTUALE

Durmishi: Nëse nuk ulen çmimet e produkteve ushqimore bazë, do të ndërmarrim masa më rigoroze!

Nëse tregtarët nuk tregojnë përgjegjësi më të madhe sociale dhe nuk ulin çmimet e produkteve bazë që nuk janë në shportën e Vitit të Ri, do të vendosim masa më të rrepta si kufizimi i marzheve të fitimit dhe çmimeve”, tha sot ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi.

Siç theksoi ai në konferencën e sotme për shtyp, ekipet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë në terren dhe po analizojnë se si kanë lëvizur çmimet në tre muajt e fundit.

Ai tha se për dy deri në tre ditë do të përfundojnë analizat dhe më pas do të vendoset nëse do të merren masa më rigoroze.

Durmishi u bëri thirrje tregtarëve që në këtë sezon festash të korrigjojnë çmimet e produkteve më të nevojshme.

Related posts

Visar Ganiu: Puna jonë në funksion të forcimit të kapaciteteve të Komunës së Çairit

admin

Puna e përbashkët si çelës kryesorë për rritjen e cilësisë së jetës për të gjithë njerëzit në Maqedoninë e Veriut

admin

Rithehen sërish, s’kanë të ndalur diskutimet në seancën për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut

Gjyla Halili