AKTUALE

Ulet numri i bujqve të regjistruar nga 90.000 para dhjetë viteve në rreth 65.000

Banner

Numri i bujqve të regjistruar në vend sot është rreth 65.000, për dallim nga dhjetë vite më parë kur ishte 90.000, vreshtëria është në rënie serioze, ndërsa blegtoria numëron 140.000 krerë të bagëtive të mëdha, edhe pse gati një dekadë më parë kishte 260.000, thotë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Tripunovski sot, në konferencë për media, tha se Qeveria po merret me pagesën e subvencioneve të vonuara, që është dashur t’u paguhen të gjithë bujqve.

Në pyetjen e gazetarëve se cili është skenari më optimist, apo sa kohë do të duhej që bujqësia e Maqedonisë së Veriut të kthehet në gjendjen në të cilën ishte 10 vite më parë, Tripunovski është i vendosur se duhet të kalojë të paktën një vit produktiv, për të treguar rezultatet e para.

Sipas ministrit, vitin e ardhshëm prioritet do të jenë kulturat strategjike, gruri, elbi, misri, hortikultura, si dhe blegtoria dhe prodhimi i qumështit.

Ai përmendi se Qeveria me ribalancimin dhe me riorientimin e programeve të tjera, duke transferuar mjete në llogarinë e Agjencisë pagesore, mbylli të gjitha obligimet e papaguara, të trashëguara nga qeveria e kaluar.

Ministri potencoi se fokusi i Programit për vitin 2025 do të jetë gjithçka që kushtet klimatike në vend lejojnë për një produkt cilësor.

Banner

Related posts

Vizitat studentore, turistike dhe biznesore mbeten të hapura: Mucunski siguron se bëhet fjalë për pauzë, jo për ndalim

Gjyla Halili

Lladrovci: Heronjtë janë si Asllan Fazliu, besnik, i devotshëm, i përmbajtur, trim, guximtar

Gjyla Halili

Diaspora Shqiptare në Illinois takim  me Zëvendës Shefen e Misionit të SHBA për të Drejtat dhe Zhvillimin në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili